Osmani: Jashtëzakonisht krenare me ushtarët tanë që po e lartësojnë flamurin e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas bashkë-zbarkimit të parë ndërkombëtar të FSK-së krah Ushtrisë Amerikane në Kuvajt.

Ajo u shpreh krenare me ushtarët e FSK-së për të cilët tha se po e lartësojnë flamurin e Kosovës në Kuvajt.

“Kosova do të japë kontributin e saj në misione paqëruajtëse në botë përkrah aleatëve tanë. Falenderim i veçantë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Gardës Kombëtare të Ioëas”, ka shkruar Osmani.