Palushi me kërkesë KEDS-it: Jam i gatshëm ta paguaj 50% më shtrenjtë rrymën me kusht që të mos ketë ndërprerje

Pronari i kompanisë Frutex, Shaqir Palushi ka reaguar lidhur me reduktimet e energjisë elektrike që po bëhen në vend.

Palushi më anë të një postimi në profiline tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se është në gjendje ta paguaj 50 për qind më shtrenjtë rrymën e shpenzuar me kusht që të mos ketë reduktimet.

“Për shkak të problemeve me furnizim me energji si pasojë e kapaciteteve prodhuese të KEK-ut dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike në tregun ndërkombëtar, ne jemi të gatshëm që të paguajmë 50 për qind me çmim më të lartë për energjinë e shpenzuar, me kusht që mos të ketë ndërprerje, pasi që ndërprerjet e shumta përveç që rrezikojnë linjat prodhuese ato janë bërë edhe problem në përmbushjen e kërkesave për eksport duke u rrezikuar seriozisht humbja e tregjeve të jashtme”, ka shkruar Shaqi Palushi.