Pamje nga banka Reiffeisen në Ferizaj pas grabitjes (Foto)

Rreth orës  5:45   të mëngjest është dëgjuar një  shpërthim nga banorët rreth kësaj banke. Persona ende të panjohur kanë hyrë me forcë Brenda bankës   dhe për të hapur kasafortat kanë përdorur mjete shpërthyese.

Me këtë rast  është shkatërruar inventari në pjesën e përparme të bankës dhe kasafortat për tërheqje automatike të parave. 

Që nga orët e hershme të mëngjesit të gjitha njësitë relevante të policisë po merren me rastin .

Ende nuk ka ndonjë vlerësim për dëmet e shkaktuara dhe sasinë e parave të humbura. Përfaqësues të këtijë filiali  gjenden në vendin e ngajrjes por  nuk janë prononcuar për medie. 

“Ende janë duke  u kryer hetimet  dhe nuk mund të jepet informata se sa janë dëmet” kanë thënë përgjegjësit e këtij filiali.

Pritet që më vonë policia Rajonale e Ferizajt të dal me një raport rreth këtij rasti.