Paralajmërohen rregulla të reja për debatin e ardhshëm Biden-Trump

Grupi i cili menaxhon debatin elektoral të kandidatëve për president të Amerikës, ka thënë të mërkurën se do të ndërmarrin hapa për të ndryshuar rregullat e debatit.

Debati 90 minutësh i së martës ishte kaotik, i shoqëruar me ndërprerjet e kandidatit demokratik, të prezantuesit dhe reagimeve të hidhërueshme të Bidenit.

Komisioni për debatin presidencial, një grup apolitik i cili e ka organizuar këtë ngjarje që nga viti 1988, tha se do të bënte disa ndryshime të paspecifikuara për të parandaluar kaosin, shkruan Reuters, transmeton KOHA.

“Debati i natës së kaluar bëri të qartë se struktura shtesë duhet të shtohet në formatin e debateve të mbetura për të siguruar një diskutim më të rregullt të çështjeve,” tha grupi në një deklaratë, duke shtuar se ishte “duke shqyrtuar me kujdes ndryshimet që do të miratojë dhe do të shpallë ato masa së shpejti”.

Biden tha se shpreson se organizatorët e debateve të ardhshme do të jenë në gjendje ta ndalin mikrofonin e kandidatit i cili nuk është duke folur.

“Ishte turpërim kombëtar”, tha Biden për debatin dhe performancën e Trumpit. “Nuk dua të spekuloj se çfarë do të ndodhë në debatet tjera”.