Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat pritet të lëvizin nga 11 deri në 29 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.
“Të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje të përcjellura me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 25-29°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri 6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.