Xhavit Haliti

Parkimi i gabuar i kushton mërgimtarit nga Finlanda me dy gjoba

Një mërgimtar nga Finlanda është gjobitur dy herë nga Policia e Kosovës për parkim në vend të ndaluar në kryeqytet.

Sipas informatave, mërgimtari kishte parkuar veturën e tij në rrugën “Astrit Rrushi” në Lagjen Mati 1, në Prishtinë, por automjeti ishte vendosur në hapësirë ku parkimi nuk lejohet.

Si pasojë e shkeljes së rregullave të trafikut, Policia e Kosovës i ka shqiptuar dy gjoba për parkim në vend jo të duhur.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e trafikut, për të shmangur gjobat dhe pengesat në qarkullim.