Pas zërave se është shtatëzënë, Sarah bën deklaratën e dyshimtë

Sarah Berisha dhe DJ PM po mundohen ta shijojnë lidhjen e tyre në privatësi që pas daljes nga “Big Brother VIP”, por nuk mungojnë komentet apo ngacmimet në rrjetet sociale.

Shkak janë bërë disa foto të Sarës nga festa e Monika Lubonjës, ku barku i saj është konsideruar më i rrumbullakosur si zakonisht. Mirëpo, si qëndron e vërteta?

Blogerja nuk i ka lënë thashethemet të qarkullojnë për shumë gjatë, duke shkruar në Instastory “Çun apo gocë dini gjë ju?”.