Patris Berisha reagon pasi Tuna solli në jetë djalin e dytë

Tuna është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo zgjodhi që shtatzëninë ta mbajë larg syrit të mediave, duke lajmëruar vetëm pasi e solli në jetë djalin.

Edhe pse në rrjet pati shumë komente ndaj saj, pasi raportohet se ajo dhe Patrisi janë ndarë, ky i fundit zgjodhi që të reagojë.

Foto: Instastory

Berisha në një postim në rrjetin social Instagram ka shpërndarë një imazh të foshnjës, duke bërë edhe një mbishkrim.

“Mirëserdhe në jetë Zen”, ka shkruar ai në përshkrim.