Memli Krasniqi ka zyrtarizuar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Krasniq në një konferencë për media ka bërë të ditur se të hënën do të zgjidhet kryetari i ri i partisë.
Jep dorëheqje Memli Krasniqi nga posti i kryetarit të PDK-së
“Sot kam thirrur edhe Konventën e PDK-së për të hënën, më 17 nëntor, ku do të zgjidhet Kryetari i ri i partisë. E di se ajo ditë do të jetë dëshmi e pjekurisë sonë politike, e demokracisë sonë të brendshme dhe e forcës sonë për të ecur përpara”, deklaroi ai.
Krasniqi tha se do ta përkrah Bedri Hamzën për Kryetar të PDK-së.