Për shkak të koronavirusit mund të mbyllen mbi 1 milion vende pune në SHBA

Ekonomistët amerikanë paralajmërojnë se ndikimi i koronavirusit në vendet e punës do të jetë i rëndë.

Nga një deklaratë e ish-këshilltarit ekonomik të presidentit Donald Trump, Kevin Hassett është parashikuar se në muajin prill, raporti i papunësisë do të regjistrojë “numrin e vendeve të humbura të punës, në nivelin më të keq ndonjëherë”, me ndoshta mbi 1 milion vende pune të humbura.

Kjo lehtësisht do të tejkalonte edhe raportin më të keq të vendeve të humbura të punës të recesionit të madh dhe nivelin e 800 mijë vende të punëve të humbura gjatë muajit mars 2009.

Humbja më e madhe mujore në histori është regjistruar në shtatorin e vitit 1945, kur 1.96 milion vende pune u mbyllën, ndërsa ekonomia amerikane u zhvendos nga një bazë lufte.

Në atë periudhë, ndërsa papunësia arriti në 10 për qind në Shtetet e Bashkuara gjatë Recesionit të Madh, kjo ishte shumë më pak e rëndë sesa gjatë Depresionit të Madh, kur papunësia arriti në 24.9 për qind.

Vendet e punëve që po mbyllen për shkak të koronavirusit tashmë kanë filluar të rriten.