Për tri ditë, 1 mijë e 269 raste të reja dhe 14 viktima nga koronavirusi në Kosovë

Kosova është duke u përballur me rritje të rasteve të reja me koronavirus.

Vala e dytë e koronavirusit ka goditur edhe Kosovën dhe pikërisht për këtë arsye qeveria ka marrë vendim për masa të reja kundër përhapjes së koronavirusit.

Të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), bëjnë me dije se në tri ditët e fundit janë bërë 4 mijë e 676 testime, ku 1 mijë e 269 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Sipas IKSHPK-së, që nga 30 tetori e deri më 1 nëntor, kanë vdekur 14 persona të cilët ishin të prekur me koronavirus, përderisa janë shëruar 244 pacientë me COVID-19.

IKSHPK-ja bën me dije se që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Kosovë janë 20 mijë e 179 persona që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Në anën tjetër, janë 688 persona që kanë humbur betejën me COVID-19, përderisa 15 mijë e 611 kanë arritur që të shërohen nga ky virus.  përderisa 688 kanë humbur betejën me këtë

Bazuar në të dhënat e fundit të IKSHPK-së, aktualisht në tërë vendin janë 3 mijë e 880 raste aktive me koronavirus.