Përdoruesit në mbarë botën raportojnë se ka “rënë” Facebook

Përdoruesit e Facebook po raportojnë për probleme me këtë rrjet social, duke theksuar se ka “rënë” dhe po ka probleme për t’u kyçur në llogari.

Rreth orës 18:00 janë raportuar qindra probleme dhe ndërprerje të punës në Facebook, e për këtë kanë raportuar përmes rrjetit tjetër social Twitter, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, këto probleme u raportuan në rajone të caktuara nëpër botë, kurse deri më tani nga Facebook nuk kanë dhënë ndonjë koment për këtë.

Megjithatë pas më shumë se 40 minuta probleme, duket se ky rrjet social është stabilizuar dhe i është rikthyer normalitetit.