Përparim Rama infektohet me koronavirus

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur përmes Facebookut, ku shkroi se ka pasur kontakt me një person të infektuar.

I pari i Prishtinës tha se i ka anuluar të gjitha takimet e parashikuara në zyrën e Komunës.

“Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme”, shkroi Rama.

Më 7 dhjetor të 2021-tës Rama ka marrë postin e kryetarit të Prishtinës.