Sunny Hill Festival

Përpjekja e 47-të për Kuvendin dështon sërish

Dështoi edhe tentativa e 47-të për ta konstituuar Kuvendin e ri. Në seancën e fundit morën pjesë 105 deputetë, por megjithatë nuk u arrit kuorumi i nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Vetëm 51 deputetë votuan pro, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim.

Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë përkrahjen e mjaftueshme për t’u zgjedhur në krye të legjislativit. Partitë e tjera opozitare vazhdojnë të kundërshtojnë emrin e saj, duke i kërkuar LVV-së të propozojë një kandidat tjetër.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka bërë të ditur se legjislatura e nëntë ka një afat njëmujor për të përmbyllur procesin e konstituimit – që përfshin zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.