Përsëritet shorti i Ligës së Kampionëve, PSG takohet me Realin në kryendeshjen e fazës së parë

Shorti i fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve u zhvillua në Nyon të Zvicrës.

Shorti u hodh fillimisht në mesditë, por një gabim teknik në sitem e detyroi UEFA-n ta shpallë të pavlefshëm atë short dhe të vendosë që ai të hidhet përsëri në orën 15:00.

Këto janë çiftet e reja për fazën e 1/8-ës në Ligën e Kampionëve:

Salzburg – Bayern Munich

Sporting – Manchester City

Benfica – Ajaxh

Chelsea – Lille

Atletico Madrid – Manchester United

Villarreal – Juventus

Inter – Liverpool

PSG – Real Madrid