Përurohet fabrika “Novolani” në Vushtrri, me një investim prej 2 milionë eurove

Fabrika për dyer, dritare dhe gilindera “Novolani” në Vushtrri me 2 milionë euro investim i kapitalit privat është përuruar sot.

“30 vende të reja të punës me kushte pune super të mira,
70% e prodhimit, eksport në BE, kjo është fabrika “Novolani” që i ka shtuar hijeshinë Vushtrrisë e që u hap sot në Vushtrri”, ka theksuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i cili mori pjesë në përurim.

Ky është biznes i Ibrahim Novolanit me djemtë i cili është prezent me prodhimet e veta më tërë vendin.