Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 16:20 në hyrje-daljen e autostradës “Arbën Xhaferi”, në hyrje të Lipjanit.
Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.
“Sot rreth orës 16:20 jemi njoftuar për një aksident trafiku në hyrje-daljen e autostradës në Lipjan. Si pasojë e këtij aksidenti, pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me procedurat e nevojshme”, ka deklaruar Krasniqi.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.