Pique për ndeshjen kundër Bayernit: Lojë e tmerrshme, ndjenjë e tmerrshme

Barcelona pësoi humbje të thellë në ndeshjen e zhvilluar kundër Bayernit në Ligën e Kampionëve dhe kjo gjë ngjalli reagime të shumta.

Për këtë ndeshje pati koment edhe vetë futbollisti i Barcelonës, Pique, i cili e cilësoi këtë si një lojë të tmerrshme, shkruan Gazeta Sinjali.

“Lojë e tmerrshme, ndjenjë e tmerrshme… e turpshme. Është shumë e vështirë, klubi ka nevojë për ndryshime dhe unë nuk po flas për trajnerin dhe lojtarët. Strukturisht na duhen ndryshime. Nuk është hera e parë, as e dyta, as e treta “, deklaroi Pique.

Po ashtu tashmë kanë filluar raportimet për shkarkimin e mundshëm të Setien.