Plagosen dy persona në Rahovec

Dy persona janë qëlluar me armë zjarri sot, në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj, theksoi se të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës për trajtim.

Ai shtoi se dy persona të tjerë që dyshohen se janë përfshirë në rast janë dorëzuar në stacionin policor të Rahovecit

“Rreth orës 16:40, është raportuar se dy persona në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec ishin qëlluar me armë. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nga informacionet e para të marra është konfirmuar se dy persona, meshkuj të moshës madhore janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë të plagosur nga amë zjarri”, u shpreh Elezaj.

“Në ndërkohë në Stacionin Policor në Rahovec janë dorëzuar dy persona meshkuj të moshës madhore e që dyshohet se janë të përfshirë në rast. Lidhur me rastin është organizuar operacion bastisje ku janë konfiskuar gjashtë armë të ndryshme dhe municion. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”.