Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

Një person është plagosur  sot në Prishtinë, pasi në drejtim të tij është shtënë me armë zjarri.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti – zëdhënës e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth  orës 16:30, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.