Polica ka gjobitur 1500 qytetarë që nuk respektuan masat antiCOVID

Policia e Kosovës ka vazhduar me inspektimin për respektim të masave antiCOVID-19.

Gjatë inspektimit policor gjatë ditës së hënë, polica ka gjobitur 1500 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar masat për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Kujtojmë se dje në vend janë konfirmuar 48 raste të reja dhe 6 raste të vdekjes.