Xhavit Haliti

Policia heton vdekjen e një personi në QKUK

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një personi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor më 19 janar, ndërsa një ditë më vonë ka ndërruar jetë.

Me urdhër të organeve kompetente, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti po hetohet.