Policia jep detaje për plagosjen e dy policëve në Skenderaj


Dy policë janë plagosur në Skenderaj të shtunën pas mesnates.

Siç bëhet e ditur nga Policia ata janë plagosur në një pikë kontrolli.

“Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pikë të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se të dy zyrtarët policorë janë jasht rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë.