Policia konfirmon aksionin te Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë

Policia e Kosovës është duke e zhvilluar një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë që vepron në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Aksionin për Klan Kosova e konfirmoi zëdhënësi i policisë Baki Kelani.

Kelani tha se pas përfundimit të aksionit do të bëhen të ditura detajet.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”.