Pozat atraktive të Melindës që tregon hiret e saj

Duke qenë ndër këngëtaret shumë të pëlqyera, Melinda Ademi është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo numëron mbi një milion ndjekës në Instagram, ku nuk heziton t’i vë në plan të parë hiret e saj.

Kësaj radhe bukuroshja ka ardhur me disa poza atraktive, e veshur me një triko në formë të brendshme, që ia zbulon këmbët dhe është e hapur në pjesën e dekoltesë.

“Unë jam ndryshe, nuk më intereson mendimi yt”, është përshkrimi i këtyre fotografive.

Në InstaStory, krahas fotografive, Melinda i ka postuar edhe disa sekuenca të shkurtra duke vallëzuar në mënyrë tërheqëse.