Premtimi i parë i Daut Haradinajt si kandidat për Prishtinë: 500 euro për çdo nënë që lind fëmijë

Daut Haradinaj i cili në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës, ka nisur me premtimet e para.

Premtimi i parë i Haradinajt ka qenë se do t’i ndihmojë me 500 euro nënat që lindin në komunën e Prishtinës.

Ai ka thënë se lehonat në qeverisjen e tij do të shpërblehen me nga 500 euro. Këtë deklaratë Haradinaj e bëri në emisionin DPT te Fidani në T7.