Presidenca: Kurti e kishte konfirmuar takimin, por e anuloi para orës 13:00

Nga zyra e Presidentit kanë deklaruar se kryeministri Albin Kurti e ka anuluar vetëm pak minuta para se të fillonte takimi me presidentin e Hashim Thaçi, edhe pse  e kishte konfirmuar pjesëmarrjen në takim.

 “Po, sot ka qenë i konfirmuar edhe takimi me kryeministrin Kurti, njëherësh lider i Vetëvendosjes. Ky takim është anuluar vetëm pak minuta para orës 13:00”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit.

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur pak më parë se nuk ka interes që ta takojë Thaçin, ndërsa , ndërsa si Kryeministër do ta takojë atë kur t’i kryen takimet me kryetarë të partive.