Sunny Hill Festival

Presidentja Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial, ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre gra.

Në ceremoninë e betimit para presidentes, bëhet e ditur se prokurorët e rinj janë betuar se do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Kosovës, ligjeve dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale.

“Presidentja Osmani ndër të tjera ka theksuar rëndësinë e integritetit, pavarësisë, paanshmërisë dhe profesionalizmit të prokurorëve, si elemente thelbësore për një sistem që garanton drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Më tej, e para e shtetit u ka bërë thirrje prokurorëve të rinj që të mos kenë kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit.