Prishtina e para me rasteve aktive me koronavirus

Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive me koronavirus në nivel vendi.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht janë 80 raste aktive, pasuar nga Ferizaj 45 raste, Prizreni 32, Kamenica 31, Gjilani 23, Klina 22, Kaçaniku 17, Peja 17, Obiliqi 16, Malisheva 14, Vushtrria 14 e të tjera.

Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste pozitive me koronavirus në nivel vendi, derisa janë regjistruar 6 të shëruar.