Prishtinë: Lëndohet me mjet të mprehtë një person në rrugë (Foto)

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 18:30 e kanë marr informatën se një person i lënduar  ndodhet në rrugën Bill Clinton në Prishtinë dhe se bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se lëndimet  janë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.

Organet e rendit njoftojnë se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.