Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarit për rrahjen e djalit të Nenad Rashiq

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar sot paraburgim për shtatë persona, të cilët dyshohen për rrahjen e djalit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq, shkruan Gazeta Stop.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar, Laureta Ulaj, e cila është zëdhënëse në Prokurorinë e Prishtinës.

Ajo tha se për 7 nga 8 të dyshuarit është kërkuar paraburgimi ndërsa  tjetri person i dyshuar për këtë rast është i mitur dhe është duke pranuar trajtim mjekësor.