Protestojnë banorët e Rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë, kërkojnë intensifikim të punimeve

Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” kërkojnë intensifikim të punimeve, paralajmërojnë Komunën e Prishtinës

Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” në Prishtinë kanë protestuar për gjendjen e infrastrukturës rrugore, si pasojë e punimeve tash e katër muaj më lagjen e tyre.

Duke bllokuar rrugën kryesore për disa minuta, banorët kërkuan intensifikim të punimeve, në të kundërtën paralajmëruan se protestat do të jenë më madhore dhe para objektit të Komunës së Prishtinës.

Përfaqësuesi i banorëve të kësaj lagje, Dren Shahini tha se ndjehen të neglizhuar nga komuna.