Publikohen çmimet e derivateve, shtrenjtohet nafta

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Siç njofton ministria, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është si në vijim.

Çmimi për dizel është 1.60 euro, që do të thotë ka rritje për 2 cent, ndërsa ka mbetur i pandryshuar ai i benzinës dhe gazit, benzina 1.34 euro dhe gasi 0.75 euro.

Këto çmime vlejnë edhe për ditën e sotme .