Publikohet fotografia e të vrarit në Podujevë, i njohur me nofkën “Dhija”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Podujevë, ku dyshohet se një person  ka mbetur i vrarë dhe një femër ka mbetur e plagosur. Raportohet se personi i vrarë është është 30 vjeçari Valmir Breznica, i njohur me nofken “Dhija”

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 12:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri,  në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë”, u shpreh Borovci.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para  të marra  nga mjekët emergjent është konfirmuar se një  person  është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”.

“Aktualisht policia po vijon  punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve”.