Puthje të ‘zjarrta’ mes Dagz-it dhe Einxhelit

Mbrëmë ishte spektakli i Big Brother Albania VIP, ku kishte eliminime dhe hyrje të reja.

Sara u eliminua ndërsa pesë banorë të rinj u futën në shtëpinë e famshme.

E Dagz-i edhe pse vendosi pak para spektaklit që të largohet nga shtëpia, ai përsëri ndryshoi qëndrim dhe vendosi të vazhdojë garën.

Si duket arsyeja më e fortë përveç çmimit të madh është edhe Einxheli.

Ata pas spektaklit kanë shkëmbyer puthje të gjata dhe të ‘zjarrta’ mes vete.

Dagz-i është kritikuar se po e jep veten shumë pas Einxhelit, ndërsa kjo e fundit ka filluar të ‘çlirohet’ edhe më shumë ndaj tij.