Quni për Selmanajn: Gjatë luftës së fundit ai fashoi plagë të ushtarëve të plagosur të UÇK-së

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka thënë se Driton Selmanaj, zëvendëskryeministri i vendit, gjatë luftës së fundit në Kosovë ka punuar si teknik medicinal dhe iu ka ofruar ndihmë ushtarëve të plagosur të UÇK-së.

Ky reagim i Qunit për Selmanajn vjen pas protestës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që kishin bërë ndaj zëvendëskryeministrit si kundërshtim për pranisë e tij në seancat e sotme të Kuvendit.

“Prindi i Dritonit, Ali Selmani, ishte kultivues i trashëgimisë kulturore shqiptare, bashkëthemelues i ShKA “AFËRDITA””.

“Nga regjimi antishqiptar ai u persekutua pamëshirshëm. Gjithmonë qëndroi stoik dhe i palëkundur. Dritoni në vitet 98/99 si teknik medicinal fashoj dhe shëroj shumë plagē të fëmijëve, burrave, grave dhe ushtarëve të plagosur të UÇK-së”,ka shkruar Quni.