Rama: Ambicia jonë është heqja e kufirit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ambicie e dy qeverive shqiptare është heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Në fjalimin e tij në mbledhjen e dy qeverive, Rama ka thënë se do të intensifikohen punët për të mundësuar kontrollin në kohë reale të pikave kufitare, për “hapjen përfundimtare të kufirit”.

Ai ka thënë se Porti i Durrësit është që të kthehet në një port strategjik, i përbashkët për dy shtetet.

Ka përmendur edhe ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, ndërsa ka shtuar se ka angazhime edhe për zhvillimin e korridorit digjital Prishtinë – Tiranë për teknologjinë 5G.