Rama: Qeveria Hoti tregoi qasje të mençur – hoqi pengesat në dialog që fatkeqësisht Kosova ia vuri vetvetes

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka vlerësuar lartë paraqitjen e Qeverisë së Kosovës karshi takimit me palën serbe në Washington.

Rama u shpreh në mbledhjen e sotme të qeverive shqiptare, se Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin, treguan qasje të mençur, dhe konstruktive duke hequr çdo pengesë për rinisjen e dialogut, njofton Klan Kosova.

”Është e pamundur që për këtë ngjarje të vitit për të dyja qeveritë, të përmendet përparimi i Kosovës sidomos në kohët e fundit në rrafshin e diplomatik”.

”Takimi i Washingtonit, rihapja e dialogut me ndërmjetësimin e BE-së, nuk janë të tëra por janë disa prej shenjave kuptimplota të përparimit diplomatik të Kosovës në muajt e fundit”.

”Në mënyrë të veçantë dua të theksojë qasjen e mençur, kurajoze dhe konstruktive, të Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë, me një koordinim të zgjuar me aleatët e Kosovës, SHBA dhe BE, duke hequr çdo pengesë për rinisjen e dialogut që në fakt, se koha dhe faktet treguan se Kosova fatkeqësisht ia vuri vetvetes”.

”Dialogu mbetet i vetmi instrument, për të fituar çështjen e zgjuar për zgjidhje”.

”Çdo bishtnim nga dialogu, e largon fitoren reale dhe e dobëson pozicionin e Kosovës, qoftë së brendshmi, qoftë së jashtmi në raport me botën. Dhe konsensusi i brendshëm sa i takon pozitës së dialogut, është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të mbetet e tillë në sy të atyre që e garantojnë sot”.

”Sot jemi në kushtet kur mund t’i shohim para syve, qoftë pasojat e ndërmarrjes së rrugëve pa rrugë, qoftë edhe rezultatet e ndërmarrjes së një rruge me perspektivë, në shumë pak kohë – u arrit të restaurohej një krisje shumë e madhe, që pati pasoja jo të vogla mbi Kosovën”.

”Dhe u arrit një hap për të cilin do të flas gjithmonë e më mirë në Washington”.