Rama e nderon Merkelin me medalje

Kryeministri Edi Rama ka thënë se ka nderuar kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se e ka nderuar Merkelin me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.

Rama e ka bërë këtë gjatë takimit që e zhvilloi bashkë me të.

Pas këtij takimi bilateral, të dy janë takuar edhe me liderët e Ballkanit Perëndimor.