Ramiz Kelmendi thotë se të dielave punëtorët duhet të pushojnë, jep 6 arsye

Pronari i kompanisë Elkos Group dhe i rrjetit të marketeve ETC Ramiz Kelmendi përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka dhënë 6 arsye se pse të punësuarit duhet të pushojnë të dielave, vendim ky që është marrë në disa komuna të Kosovës.

Ky është postimi i Kelmendit:

1. Duhet që të gjitha komunat e Kosovës të kenë vendimin unik për të dielat, mundësi marrëveshje me Asosiacionin e Komunave të Kosovës, jo laramani vendimesh.

2. Duhet pasur kujdes që të gjitha shërbimet të jenë në funksion të nevojave të qytetarëve dhe duhet që ti përgjigjen këtyre nevojave (qytetarët që vijnë në sezonin verore, dasmat, ahengjet, blerjet etj), duhet pasur alternativë dhe duhet pasur parasysh këtu edhe festat kombëtare e fetare. Duhet që nëse e Diela bie para festave të tilla së paku 4 ditë, atëherë duhet punuar (p.sh. Bajrami, Krishtlindjet, Pashkët etj) nuk duhet që ky vendim ti sanksionoi në shërbime.

3. Duhet që të dielat e pushimit të zbatohen në të gjitha veprimtaritë ekonomike, përveç atyre që shërbimet i kanë imediate, pra më se të nevojshme, si shërbimi hotelierë. Duhet që të dielat pushime në sektorin shërbyes, punëtorët ti punojnë në ndonjë veprimtari tjetër apo personale.

4. Të dielat pushim, bashkojnë familjet. Të dielat pushim, ndalojnë vet-keqpërdorimin e të punësuarve në sektorët individuale. Të dielat pushim, mbrojnë të punësuarit nga keqpërdorimi, duke zgjatur orarin e punës edhe pse në shumë raste me kompensim material.

5. Për çdo ditë pune, pjesëmarrja e të punësuarve është 14%, ndajë, me këtë rast në bizneset legale do të thotë 10% e të punësuarve efektiv, më pak, zvogëlim i të punësuarve, por në rastin e Kosovës shumë pak!

6. E diela pushim, ngritë efikasitetin, koncentrimin e të punësuarit më shumë se 15%, pra e rritë normën e punës.

Të gjitha këto shembuj, si vendime mundë të kenë efektin pozitiv nëse e diela është pushim, por, jo pushim në punën e përhershme e punë në pronën personale!