Rasti “Subvencionet”- policia arreston 11 persona në gjashtë komuna

11 persona të dyshuar, janë ndaluar dhe arrestuar mbi dyshimin për keqpërdorim në Agjension in për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë.

Operacioni policor u realizua në disa komuna të Kosovës si: Pejë, Istog, Deçan, Viti Suharekë dhe Ferizaj, transmeton klankosova.tv.

Aksioni u realizua pas hetimeve disamujore nga hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Sektori i Hetimeve të Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.

”Të arrestuarit, dyshohet së janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’.

Tre nga të arrestuarit janë persona zyrtar, ndërsa tetë persona të dyshuar janë përfitues subvencionesh të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Pas intervistimit të të dyshuarve, më aktvendim nga prokurori, të njëmbëdhjetë të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë”.