Sunny Hill Festival

Reagon Shqipe Selimi, tregon pse nuk e votoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi ka treguar se pse nuk e ka votuar, Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit.

Ajo i ka bashkangjtiur dy postime të mëhershme të Gërvallës që kanë të bëjnë me Rexhep Selimin.

“Në përgjigje të interesimit të madh të mediave dhe opinionit publik lidhur me arsyen se pse nuk mora pjesë në votim gjatë seancës së sotme, dëshiroj të sqaroj se mospjesëmarrja ime nuk lidhet me motive partiake. Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim.Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje.I falënderoj për mirëkuptimin kolegët, aktivistët dhe votuesit e Lëvizjes”, ka shkruar ajo.