Real Madrid e do Cancelon në vend të Carvajalit

Real Madrid si synim gjatë verës së ardhshme ka zëvendësimin e veteranit Dani Carvajal, i cili gjatë kohëve të fundit është duke u lënduar vazhdimisht.

Reali në pozitën e tij e do Joao Cancelon e Manchester Cityt, i cili është duke kaluar nëpër një sezon fantastik në “Etihad”.

Cancelo gjatë kohëve të fundit është duke parë paksa konkurrencë nga Rico Leëis, i cili është duke u preferuar më shumë nga Guardiola, transmeton Klankosova.tv.

Kjo ka ndikuar që Cancelo të kërkojë rrugëdalje diku tjetër, ku edhe “Santiago Bernabeu”, mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

Portugezi këtë sezon në të gjitha garat ka zhvilluar 31 paraqitje, teksa ka shënuar katër gola dhe ka asistuar gjashtë të tjerë.