Real Madridi – Man City, formacionet e mundshme të super-ndeshjes në Ligën e Kampionëve

Real Madridi dhe Manchester City do të ndeshen sonte (e mërkurë) në mbrëmje në kuadër të 1/16-tës në Ligën e Kampionëve.

Mbretërit janë nikoqir të Qytetarëve në takimin e parë të vlefshëm të fazës së eliminimit direkt, takim që zhvillohet nga ora 21:00 në Santiago Bernabeu.

Ky takim pritet me bujë të madhe pasi llogaritet si njëra nga ndeshjet më të forta të kësaj faze.

Real Madrid C.F. @realmadriden

IT’S MATCHDAY! @realmadriden @ManCity
@ChampionsLeague
Round of 16 – 1st leg
Santiago Bernabéu
21:00 CET
#RMUCL | #HalaMadrid9619:00 AM – Feb 26, 2020Twitter Ads info and privacy199 people are talking about this

Reali vjen në këtë ndeshje me disa mungesa të theksuara, ku më e madhja llogaritet Eden Hazard, ndërsa te City vazhdon të mungojë Leroy Sane.

Megjithatë, sikurse Zidane, ashtu edhe Guardiola pritet të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid (4-3-3)Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Mendy; Valverde, Casemiro, Kroos; Bale, Benzema, Isco

Man City (4-3-3)Ederson; Walker, Fernandinho, Laporte, Mendy; De Bruyne, Rodrigo, David Silva; Mahrez, Aguero, Sterling

/Telegrafi/