Reali e nis me humbje vitin 2023, mposhtet nga Villareali

Villareali ka mposhtur Real Madridin me rezultat 2-1

“Mbretërit” e nisin me humbje vitin 2023, madje u gjenden dy herë në disavantazh nga Villareali.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-0, ndërsa më të nisur pjesa e dytë, në minutën e 47-të, ishte Pino ai që e çoi Villarealin në epërsi.

13 minuta më vonë, ishte Benzema ai që barazoi shifrat në 1-1 nga penaltia, ndërsa vetëm tre minuta më vonë, po nga penaltia, Moreno ia dha epërsinë sërish Villarealit.

Me këtë fitore, Villareali gjendet në pozitën e pestë me 27 pikë, ndërsa Reali në vendin e dytë me 38 pikë, aq s aka edhe Barcelona që është në pozitën e parë, por me një lojë më pak.