Regjistrimi i veturave do të bëhet pa pasur nevojë të paguhet tatimi në pronë

Qeveria e Kosovës ka miratuar projekt-rregulloren që i mundëson qytetarëve regjistrimin e veturave pa e paguar tatimin në pronë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në mbledhjen e sotme të ekzekutivit tha se shfuqizimi i udhëzimit administrativ do të mundësojë regjistrimin më të lehtë dhe më shumtë të veturave.

Qeveria ndryshoi edhe agjendën legjislative për vitin 2021, miratoi projektligjin për tokën ndërtimore dhe produktet biocide.

Po ashtu, u miratua koncept-dokumenti për vlerësimin strategjik-mjedisor.

Ndërkohë, miratuan vendimin për t’i propozuar Kuvendit, kandidatët për bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.