Kompania kosovare Frutex ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm, duke arritur një rekord të ri në eksport.
Sipas njoftimit të kompanisë, gjatë një dite janë realizuar plot 24 eksporte drejt disa prej tregjeve kryesore ndërkombëtare, përfshirë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra, Gjermania, Suedia, Bullgariadhe Sllovakia.

Ky zhvillim konsiderohet një arritje e veçantë për industrinë prodhuese vendore, duke dëshmuar rritjen e vazhdueshme të kapaciteteve eksportuese dhe forcimin e pozicionit të produkteve kosovare në tregjet globale.
Produktet kryesore të kompanisë, si Golden Eagle, Natural 100%, Relax dhe Zeros, po vazhdojnë të zgjerojnë praninë e tyre ndërkombëtare, duke u bërë gjithnjë e më konkurruese jashtë vendit.
Ky rekord i ri vjen si dëshmi e rritjes së kërkesës për produktet vendore dhe potencialit të madh të eksportit që ka industria e Kosovës.