Restoranti “Noma” i Rene Rexhepit më në fund merr 3 yje Michelin

Restoranti i Rene Rexhepi, “Noma”, në Kopenhagen, më në fund ka marrë tre Yje Michelin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, restoranti ikonik i kuzhinës nordike nuk kishte pasur kurrë më shumë se dy yje, pavarësisht se u njoh katër herë si restoranti më i mirë në botë.

I njohur për vendosjen e kuzhinës nordike në “hartën e kuzhinës”, Rexhepi ende nuk mund ta besonte se do të fitonte një gjë të tillë, pavarësisht se u gjend në krye të renditjes botërore sipas revistës Restaurant.

Me arritjen e vlerësimit me 3 yje, Rexhepi dukej i habitur.

“Unë jam plotësisht i mahnitur”, ka thënë Rexhepi në fund të ceremonisë – “sinqerisht dhe plotësisht i befasuar, ndjeva diçka që nuk e kam dëgjuar kurrë më parë, nuk di si të shprehem për momentin: ka qenë një pritje vitesh, ne kemi qenë të duruar, aq shumë për të menduar se ndoshta nuk do të kishte ndodhur kurrë”.