Rezoluta e Kongresit amerikan që autorizoi presidentin Bill Clinton të nisë sulmet ajrore ndaj Ushtrisë jugosllave (Dokument)

Më 23 mars të vitit 1999, pikërisht 21 vjet më parë Kongresi amerikan me anë të një rezolute kishte autorizuar presidentin e atëhershëm të Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton që të ndërmerr sulme ajrore kundër Federatës Jugosllave, përkatësisht ndaj Serbisë dhe Malit të Zi.

Kjo rezolutë ishte inicuar nga senatori i Delaware, Joseph Biden, i cili aktualisht është kandidat nga radhët e demokratëve për t’u zgjedhur president i SHBA-së.

“Autorizohet Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të kryer operacione ajrore ushtarake dhe sulme me raketa në bashkëpunim me aleatët tanë të NATO-s kundër Republikës Federale të Jugosllavisë (Serbi dhe Mali i Zi)”, thuhet në rezolutë, shkruan Telegrafi.

Për këtë rezolutë kishin votuar pro 58 senatorë nga 100 prej tyre.

Kujtojmë se më 24 mars të 1999, Aleanca Veri-Atlantike kishte nisur sulmet ajrore ndaj Ushtrisë jugosllave, ku pas 78 ditëve bombardime, kjo e fundit ishte detyruar të largohet nga Kosova. /Telegrafi/