Rreth 12 milionë të infektuar Me COVID-19 në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbesin rajoni më i goditur në botë nga pandemia COVID-19 me rreth 12 milionë persona të infektuar.

Sipas vlerësimit të fundit të Universitetit Johns Hopkins, ka pasur të paktën 11 milionë e 963 mijë e 509 raste të koronavirusit në Amerikë që nga fillimi i pandemisë, shkruan CNN.

Sipas vlerësimit të universitetit të paktën 254 mijë e 897 njerëz kanë vdekur në SHBA nga ky virus.

Totali përfshin raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA-ve si dhe raste të riatdhesuara.

Që nga ora 13:00 janë raportuar 52 mijë e 651 raste të reja me COVID-19 dhe 484 vdekje të reja të raportuar nga mesnata.